Formacionet e mundshme: Inter – Milan

26.01.2021

Sonte (e martë) do zhvillohet super përballja mes Interit dhe Milanit, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Derbi i Milanos premton spektakël, andaj assesi s’duhet humbur. Dy skuadrat do bëjnë çmos që të fitojnë ndeshjen për t’u kualifikuar në raundin e radhës. Te “Neurazzurët” nuk priten shumë ndryshime, vetëm se sulmi të jetë […]

Formacionet e mundshme: Inter – Milan Foto: Ilustrim

Sonte (e martë) do zhvillohet super përballja mes Interit dhe Milanit, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Derbi i Milanos premton spektakël, andaj assesi s’duhet humbur.

Dy skuadrat do bëjnë çmos që të fitojnë ndeshjen për t’u kualifikuar në raundin e radhës.

Te “Neurazzurët” nuk priten shumë ndryshime, vetëm se sulmi të jetë i ndërtuar nga Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, me Lautaro Martinezin që qëndron në stol.

Derisa, te “Rossonerët”, Mario Mandzukic pritet të jetë nga minuta e parë, ngase Samu Castillejo në kohën e fundit nuk është në formën e duhur dhe Tatarusanu të jetë në portë në vend te Donnarummas.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Sensi, Darmian; Lukaku, Sanchez.

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Meite; Saelemaekers, Diaz, Mandzukic; Ibrahimovic.