Foda publikon listën me futbollistët të ftuar për ndeshjet ndaj Islandës
Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit mars do të luajë dy ndeshje ndaj Islandës, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombëve.
Selektori Franco Foda tashmë ka publikuar listën finale me futbollistët e ftuar.
Tekniku gjerman ka bërë një listë prej 26 futbollistëve, ku për herë të parë është ftuar edhe talenti i Prishtinës, Dion Gallapeni, dhe 17-vjeçari, Lirjon Avdullahu.
Dardanët fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17.30.
Paraprakisht në orën 12:00 në hotelin “Emerald”, Foda do të paraqitet në konferencë për media.
Kosova më 20 mars do të luajë ndeshjen e parë me Islandën, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa pas tri ditëve udhëton drejt Spanjës, ku zhvillohet ndeshja kthyese,në stadiumin “Estadio Nueva Condomina”, në Murcia.