Çlirim Gashi
29.03.2019, 22:54

Flet trajneri i Kosovës për përballjet mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova dhe Serbia vështirë se mund të luajnë ndonjëherë në futboll për shkak të problemeve etnike.

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes nuk ka dëshiruar të komentojë një përballje të mundshme të Kosovës me Serbinë, pasi ai tha se mendon vetëm për futbollin dhe jo për politikë.

Challandes tha se e njeh historinë, mirëpo preferon të flas vetëm për punën e tij dhe nuk mendon se është personi adekuat për të komentuar një gjë të tillë, e cila vështirë se mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

“Unë nuk flas për politikë. E di historinë e vendit tuaj, mendoj se nuk jam personi i duhur që duhet të flas për këtë problem”, tha fillimisht Challandes në ‘BlicInterview’ me Astrit Gashin.

“Mendoj vetëm për futbollin dhe nuk është roli im të flas për këtë situatë”, përfundoi ai.