Flet Munishi, trajneri i FC Ballkanit për ndeshjen Feronikeli – AC Milan

Të shtunën me 10 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zbarkojë shtatë herë kampioni evropian, AC Milan.

“Kuqezinjtë” do të përballen me kampionin e Superligës së Kosovës, Feronikelin.

Kjo ndeshje do të jetë miqësore dhe historike, pasi për herë të parë në Kosovë do të vijë një klub i madh.

Fillimisht, kishte pakënaqësi të shumta në lidhje me çmimet e larta të biletave, por që më pas organizatorët vendosën për lirimin e tyre.

Për çmimet e biletave ka folur edhe trajneri Ismet Munishi, i cili thotë se çmimet në shikim të parë ishin të shtrenjta, por që ai i ka justifikuar në një farë mënyre.

“Në raport me gjendjen sociale, duket në shikim të parë çmim i lartë, por është hera e parë që vjen një skuadër e nivelit të tillë”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.

“Por, duke e ditur nivelin e Milanit, këto ndeshje kanë koston e vet. Shpenzimet duhet të mbulohen pasi është paguar një shumë e madhe”, vlerësoi trajneri i Ballkanit.

“Më mirë është të flitet për ndeshjen, mënyrën se si do të përfaqësohet Feronikeli dhe Kosova në mediat e huaja. Duhet të koncentrohemi te gjërat pozitive”, shtoi Munishi.

RAPORTO