Skuadra nga Suhareka edhe ndeshjen me Flamurtarin e ka mbyllur me barazim pa asnjë gol, me rezultat 0-0.

Njëjtë si javën e kaluar me Drenicën klubi nga Suhareka nuk ka realizuar asnjë gol.

Rastet nuk munguan në sfidën mes Flamurtarit dhe ekipit nga Suhareka por nevoja e të dyja skuadrave për të marrë tre pikët bëri që kjo skuadrat të luanin me frikë dhe në fund u kënaqën me një barazim, duke marrë nga një pikë.

Ballkani me këtë barazim iu bashkangjit përkohësisht Dritës në krye të renditjes me 46 pikë, por në këtë fundjavë rrezikon të zbresë në vendin e 3-të të renditjes pasi mund të parakalohet edhe nga Prishtina.