Flamuri i Kosovës krah flamujve të botës, në parakalimin e ekipit olimpik në ‘Minsk2019’

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Europiane në Bjellorusi, ka thënë se ndihet krenar që edhe kësaj here flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës.

Me të bërë parakalimin edhe ekipi olimpik i Kosovës, Thaçi përmes një postimi në Facebook, u shpreh i bindur se garuesit do sjellin medaljen e radhës për Kosovën.

”Krenar me parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Europiane, ”Minsk2019”.   Edhe kësaj radhe, flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës. Derisa i uroj fat ekipit olimpik, jam i bindur në medaljen olimpike të radhës për Kosovën. HTH”

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.