Fitorja e parë për Chelsean në Ligën e Kampionëve

02.10.2019

Chelsea ka marrë tre pikët e para këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Frank Lampard ka mposhtur 1:2 në udhëtim Lille, në ndeshjen e vlefshme për grupin H. Tammy Abraham në minutën e 22’ kaloi Chelsean në epërsi. Kjo epërsi e Chelsea nuk qëndroi shumë, pasi vendasit barazuan në minutën e 33’, me […]

Fitorja e parë për Chelsean në Ligën e Kampionëve Foto: Ilustrim

Chelsea ka marrë tre pikët e para këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Frank Lampard ka mposhtur 1:2 në udhëtim Lille, në ndeshjen e vlefshme për grupin H.

Tammy Abraham në minutën e 22’ kaloi Chelsean në epërsi.

Kjo epërsi e Chelsea nuk qëndroi shumë, pasi vendasit barazuan në minutën e 33’, me anë të Victor Osimhen.

Pjesa e dytë solli edhe golin e fitores për ‘Blutë’, që nëpërmjet Willian në minutën e 78’, shënuan për 1:2.