Fitorja e FC Ballkanit, Thaqi: Kjo fitore na rikthen vetëbesimin, me shumë meritë kalojmë në raundin tjetër

27.07.2022

Skuadra kosovare ka triumfuar me rezultat 6 me 0 në ndeshjen e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 10 me 0 nga dy ndeshjet. Albion Rrahmani realizoi ‘Hat-trick’ në këtë takim, duke u bërë vetëm futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që e bën këtë gjë në garat evropiane. Abazi dhe Ermal Krasniqi i shënuan […]

Fitorja e FC Ballkanit, Thaqi: Kjo fitore na rikthen vetëbesimin, me shumë meritë kalojmë në raundin tjetër Foto: Ilustrim

Skuadra kosovare ka triumfuar me rezultat 6 me 0 në ndeshjen e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 10 me 0 nga dy ndeshjet.

Albion Rrahmani realizoi ‘Hat-trick’ në këtë takim, duke u bërë vetëm futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që e bën këtë gjë në garat evropiane.

Abazi dhe Ermal Krasniqi i shënuan tre golat e tjerë, me fitoren që nuk u kontestua në asnjë moment.

Pas ndeshjes, Armend Thaqi tha se kjo fitore shërben për rikthimin e besimit tek skuadra.

“Kjo fitore na rikthen besimin te ekipi. Një fitore e merituar, e merituam të shkojmë në raundin e tretë. Merita shkon për të gjithë ekipin, jam i lumtur që kam kontribuar. Ne kemi aftësitë dhe jemi gati të garojmë në grupet e Konferencës së Ligës”, tha Thaqi.