Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin e trajnerit të ri, Mislav Karoglan, i cili e nisi aventurën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Skuadra suharekase tregoi karakter, qetësi dhe efikasitet para portës, duke kontrolluar lojën dhe duke arritur një fitore të merituar. Goli i parë erdhi herët, në minutën e 12-të, kur Bleart Tolaj zhbllokoi rezultatin me një finalizim të saktë. Vetëm 20 minuta më vonë, Giovanni (32’) dyfishoi epërsinë, ndërsa Hamidi (34’) vulosi një pjesë të parë perfekte me golin e tretë.

Edhe pse Drita u përpoq të rikthehej në lojë, duke realizuar dy gola në pjesën e dytë, Ballkani ruajti avantazhin me inteligjencë dhe disiplinë deri në fund.

Me këtë fitore, kampionët në fuqi arrijnë kuotën e 26 pikëve, duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes së Albi Mall Superligës. Një sinjal i fortë se Ballkani mbetet pretendent serioz për titullin edhe këtë sezon.