Fitoi me lehtësi ndaj Feronikelit, Daja sytë kah çerekfinalja e Kupës – zbulon elementin kryesor për ta mposhtur Prishtinën

12.03.2022

Suharekasit kanë mposhtur me rezultat të thellë, 6-0 skuadrën e Feronikelit. Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ishte i detyruar që të fuste në ndeshje lojtarët titullar. “Pas hapit fals në xhiron e kaluar, ishim të detyruar të fusnim lojtarët titullar. Është pozitive fakti që e kemi qarkulluar topin që nga fillimi […]

Fitoi me lehtësi ndaj Feronikelit, Daja sytë kah çerekfinalja e Kupës – zbulon elementin kryesor për ta mposhtur Prishtinën Foto: Ilustrim

Suharekasit kanë mposhtur me rezultat të thellë, 6-0 skuadrën e Feronikelit.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ishte i detyruar që të fuste në ndeshje lojtarët titullar.

“Pas hapit fals në xhiron e kaluar, ishim të detyruar të fusnim lojtarët titullar. Është pozitive fakti që e kemi qarkulluar topin që nga fillimi i pjesës së parë”, tha fillimisht ai.

Në mesjavë, Ballkani e pret Prishtinën në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa Daja thekson se elementi kryesor në atë ndeshje duhet të jetë përqendrimi.

“Kupa e ka një specifikë ndryshe nga kampionati. Një takim ku duhet të jemi të fokusuar. Prishtina ka cilësi në skuadër. Elementi kryesor në atë ndeshje duhet të jetë përqëndrimi. Besoj se në fazën e mbrojtjes jemi mirë duke parë që me gjithë kundërshtarët që kemi luajtur, kanë pasur pak hapësira për të ardhur deri te goli.

Ne duhet t’i konkretizojmë rastet që i kemi në fazën e sulmit, në mënyrë që ta ngremë Ballkanin në një tjetër nivel”, u shpreh Daja, raporton GazetaOlle.

Me fitoren e sotme, Ballkani tashmë vazhdon të kryesojë i vetëm në tabelë me 48 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.