Finalja e Ligës së Kampionëve UEFA 2023 do të luhet në Stamboll

19.07.2021

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka njoftuar se finalja e Ligës së Kampionëve 2023 do të luhet në Stamboll. UEFa ka bërë të ditur se stadiumi olimpik i Stambollit “Ataturk Olympic” do të mirëpresë ndeshjen finale të këtij kompeticioni. Bordi ekzekutiv i UEFA-s po ashtu ka vendosur që fillimi i sezonit të […]

Finalja e Ligës së Kampionëve UEFA 2023 do të luhet në Stamboll Foto: Ilustrim

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka njoftuar se finalja e Ligës së Kampionëve 2023 do të luhet në Stamboll.

UEFa ka bërë të ditur se stadiumi olimpik i Stambollit “Ataturk Olympic” do të mirëpresë ndeshjen finale të këtij kompeticioni.

Bordi ekzekutiv i UEFA-s po ashtu ka vendosur që fillimi i sezonit të klubeve evropiane për sezonet 2021-2022 dhe 2022-2023 të mbahet në Stamboll.

Nga ana tjetër, Federata Turke e Futbollit, tha se “Përzgjedhja e Turqisë si nikoqire e një ngjarje të jashtëzakonshme të fillimit të sezonit, siç është premiera e UEFA-s, ka përforcuar besimin ndaj vendit tonë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare”.