Finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll me praninë e 25 mijë tifozëve

05.05.2021

Autoritetet në Turqi kanë dhënë pëlqimin që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet në praninë e 25 mijë tifozëve. Manchester City u bë finalisti i parë i finales së Championsit në këtë sezon, pasi mbrëmë e eliminoi Paris Saint Germainin. Ndërkohë, skuadra e Pep Guardiolës do ta mësojë sonte  kundërshtarin, nëse do të jetë Chelsea […]

Finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll me praninë e 25 mijë tifozëve Foto: Ilustrim

Autoritetet në Turqi kanë dhënë pëlqimin që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet në praninë e 25 mijë tifozëve.

Manchester City u bë finalisti i parë i finales së Championsit në këtë sezon, pasi mbrëmë e eliminoi Paris Saint Germainin.

Ndërkohë, skuadra e Pep Guardiolës do ta mësojë sonte  kundërshtarin, nëse do të jetë Chelsea apo Real Madrid.

Mediumet angleze raportojnë se UEFA i ka ndarë 4 mijë bileta për tifozët e Manchester City në finalen e Stambollit, derisa po aq do t’i takojnë ekipit tjetër finalist, derisa pjesa tjetër do të jenë tifozë turq.