Finalja e Champions League, Manchester City – Chelsea, formacionet e mundshme

29.05.2021

Pas përfundimit të sezonave të ligave, sonte përfundohet edhe sezona 2020/21 e Champions League. Sonte në finalen e UEFA Champions League në sezonin 2020/21 do të përballen dy skuadrat angleze, Manchester City dhe Chelsea. Dy klubet angleze, takohen sonte me fillim prej orës 21:00 në stadiumin e Portos “Estádio do Dragão” në Portugali. Finalja e […]

Finalja e Champions League, Manchester City – Chelsea, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Pas përfundimit të sezonave të ligave, sonte përfundohet edhe sezona 2020/21 e Champions League.

Sonte në finalen e UEFA Champions League në sezonin 2020/21 do të përballen dy skuadrat angleze, Manchester City dhe Chelsea.

Dy klubet angleze, takohen sonte me fillim prej orës 21:00 në stadiumin e Portos “Estádio do Dragão” në Portugali.

Finalja e sotme e Champions-it zhvillohet me prani të shikuesve me rreth 17 mijë tifozë.

Pep Guardiola me Man Cityn do të tentoj të shkruaj histori duke e fituar për herë të parë titullin e Champions League. Ndërsa Thomas Tuchel do të tentoj t’a fitojë për herë të dytë trofeun e Championsit për Chelsean dhe të parin (personal).

Formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Zinchenko; Silva, Rodri, Gundogan; Mahrez, Bruyne, Foden

Trajner: Pep Guardiola

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Ziyech, Mount; Werner

Trajner: Thomas Tuchel