Çlirim Gashi
08.05.2019, 23:18

Finale angleze e Championsit: Festë te Tottenhami, lot e zhgënjim tek Ajax

Një gjysmëfinale dramatike u zhvillua sonte, ku Tottenhami përmbysi jo vetëm humbjen në Londër, por edhe dizavantazhin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Ajax. De Ligt në minutën e 5-të dhe Ziyech në të 36’ ishin autorët e golave.

Në pjesën e dytë, në një kundërsulm të anglezëve, Lucas Moura në minutën e 55-të shënon, duke rihapur takimin.

Braziliani shënon sërish pas një rrëmuje në zonë në të 59’, duke bërë gjithçka emocionuese, shkruan Gazeta Metro.