Fillon shitja e biletave për ndeshjen Bullgari – Kosovë, këto janë çmimet

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje kthyese kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Dje, faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Bullgarisë i ka publikuar edhe çmimet e biletave.

Bullgaria më 10 qershor pret Kosovën, në ora 21:45, në stadiumin kombëtar “Vasil Levski”.

Çmimet e biletave për ndeshjen Bullgari – Kosovë, variojnë nga 6 euro deri në 143 euro.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtarëve u zhvillua më 25 mars të këtij viti, ku përfundoi me rezultat 1:1.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Biletat për sektorin A – 20.45 euro;
Biletat për sektorin B – 15.35 euro;
Biletat për sektorin Б dhe Г – 6.15 euro;
Biletat për sektorin VIP 1 – 143.40 euro;
Biletat për sektorin VIP 2 – 51.15 euro;

Biletat mund të blihen në: OMV, Orange Center, Office 1 Superstore, Postën e Bullgarisë, Qendra e Biletave në Pallatin Kombëtar të Bullgarisë për Kulturë, Arena Armeec dhe Technopolis.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.