Fillojnë kontaktet e para ndërmjet mesfushorit të Ballkanit dhe SC Gjilanit

06.07.2021

Tashmë pas përfundimit të sezonit 2020/21 të Superligës së Kosovës, klubet kosovare kanë filluar transferimin dhe shitjen e lojtarëve. Kjo për shkak të përgatiten sa më mirë për sezonin 2021/22. Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi dhe SC Gjilani kanë filluar kontaktet e para për një transferim të mundshëm. Burime të Insporti.com pranë futbollistit kanë bërë […]

Fillojnë kontaktet e para ndërmjet mesfushorit të Ballkanit dhe SC Gjilanit Foto: Ilustrim

Tashmë pas përfundimit të sezonit 2020/21 të Superligës së Kosovës, klubet kosovare kanë filluar transferimin dhe shitjen e lojtarëve.

Kjo për shkak të përgatiten sa më mirë për sezonin 2021/22.

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi dhe SC Gjilani kanë filluar kontaktet e para për një transferim të mundshëm.

Burime të Insporti.com pranë futbollistit kanë bërë të ditur se në rast të ndonjë oferte të përshatshme, Gashi mund të largohet nga klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkanit gjatë kësaj vere.

Mesfushori pejan ka kontratë me Ballkanin edhe për dy sezone, megjithatë klubi futbollistik nga Gjilani tashmë ka filluar hapat e parë për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ri 2021/22.

Vlera e kartonit të mesfushorit 28 vjeçar në treg sillet rreth 100 mijë euro.

Një ndihmë e madhe për klubin gjilanas për transferimin e Gashit do të jetë edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, i cili ka raporte shumë të mira me mesfushorin në fjalë.

Kjo për shkak se ishte Munishi, ai i cili e kishte transferuar Kushtrim Gashin te Ballkani.

Munishi dhe Gashi kanë bashkëpunuar edhe në klubin e Vëllaznimit.

Trajneri i mirënjohur Munishi në televizionin “ATV”  në emisionin “Ekipi Evropian” deklaroi se Gashi është futbollist i tij dhe se do të përfundojë si futbollist i Gjilanit, pasi klubi i tij tashmë ka synime për të fituar titullin e kampionit.

Gashi sezonin e kaluar ka zhvilluar vetëm 21 paraqitje për shkak të problemeve me lëndime.

Në Ballkan ai ishte transferuar më një gusht të  vitit 2019 dhe deri më tani ka zhvilluar 78 paraqitje në total. /Insporti.com/

Kujtojmë se edhe Ballkani ka filluar me transferimin e lojtarëve, ku gjatë ditës së djeshme ka transferuar Astrit Thaqin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Thaqi ka luajtur për shumë vite në kampionatin tonë, duke qenë pjesë e Ramiz Sadikut dhe Feronikelit për shumë vite, ndërsa në dy sezonet e ardhshme do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë!