FIFA publikon renditjen e re, kjo është pozita e re e Kosovës

19.09.2019

Kombëtarja e Kosovës vazhdimisht po tregon sukseset e saja kudo në botë, ku tani më edhe shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Kosova pasi zhvilloi dy ndeshje në muajin shtator, FIFA e ka publikuar listën dhe renditjen e re të kombëtareve, pas rezultateve të grumbulluara në takimet e fundit. […]

FIFA publikon renditjen e re, kjo është pozita e re e Kosovës Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës vazhdimisht po tregon sukseset e saja kudo në botë, ku tani më edhe shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Kosova pasi zhvilloi dy ndeshje në muajin shtator, FIFA e ka publikuar listën dhe renditjen e re të kombëtareve, pas rezultateve të grumbulluara në takimet e fundit.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës kishte zhvilluar dy ndeshje të rëndësishme të kualifikimeve për EURO 2020, ku ka fituar ndaj kombëtares së Çekisë me rezultat 2-1 si dhe ka humbur në ndeshjen ndaj Anglisë me rezultat 5-3.

Këto rezultate që njihen si rezultat i mirë për Kosovën, së fundmi kjo kombëtare ka arritur që të shënoj ngritje për një pozitë.

Tashmë nga pozita e 120-të – Kosova do të renditet në pozicionin e 119-të.