FIFA planifikon ta dërgojë futbollin në tjetër nivel: Dy pjesë nga 30 minuta, zëvendësime të panumërta…

17.07.2021

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA po planifikon disa ndryshime në sportin më të shikuar në botë. Të paktën kështu raporton Mundo Deportivo. Sipas këtyre të fundit FIFA ka shprehur dëshirën të bëjë sa më atraktiv futbollin dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë shpejtë. Gjithmonë sipas mediumit spanjoll, FIFA […]

FIFA planifikon ta dërgojë futbollin në tjetër nivel: Dy pjesë nga 30 minuta, zëvendësime të panumërta… Foto: fifa

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA po planifikon disa ndryshime në sportin më të shikuar në botë.

Të paktën kështu raporton Mundo Deportivo.

Sipas këtyre të fundit FIFA ka shprehur dëshirën të bëjë sa më atraktiv futbollin dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë shpejtë.

Gjithmonë sipas mediumit spanjoll, FIFA ka planifikuar të bëjë deri në pesë ndryshime në rregullat e futbollit.

Në futboll mund të jenë rregullat e reja këto:

– 30 minuta do të zgjaste një pjesë
– Koha në ndeshje ndalet në momentin që topi del jashtë vijave të fushës
– Zëvendësime të panumërta
– Rivëniet anësore të ekzekutohen me këmbë (aktualisht janë më duar)
– Pesë minuta përjashtim nga loja në momentin që një lojtar pranon kartonë të verdhë.