FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botërorit 2026

05.06.2026

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka vendosur masa të reja për tifozët që do të ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke ndaluar përdorimin e vuvuzelave, bilbilëve dhe pajisjeve të tjera që prodhojnë zhurmë të tepruar në stadiume.

FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botërorit 2026 Foto: El Lusail Iconic Stadium de Doha, de Foster & Partners, acogerá la final del Mundial de Qatar.

Sipas rregullores së re, tifozëve nuk do t’u lejohet të sjellin as shishe uji brenda stadiumeve, pasi FIFA vlerëson se ato mund të paraqesin rrezik për sigurinë në rast se hidhen në fushën e lojës.

Vendimi ka shkaktuar reagime nga grupet e tifozëve, të cilët e kanë kritikuar ndalimin e shisheve të ujit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë gjatë turneut.

Disa organizata të tifozëve kanë pretenduar se masa favorizon shitjen e pijeve brenda stadiumeve nga sponsorët zyrtarë.FIFA ka bërë të ditur se kushdo që shkel këto rregulla mund të përballet me refuzim të hyrjes ose largim nga stadiumi.

Sipas organizatës, qëllimi i kufizimeve është garantimi i sigurisë dhe mbarëvajtjes së ngjarjes më të madhe të futbollit në botë, e cila nis më 11 qershor 2026.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More