FIFA merr vendim: ja sa do të zgjasë merkato e verës

Pasi ka lajmëruar se për këtë vit vështirë do të shohim tifozë në stadiume, FIFA ka sqaruar njëherë e përgjithmonë edhe planin për merkaton e verës dhe në kuadër të sezonit të ri futbollistik.

Praktikiksht, merkato do të jetë për 16 javë, ashtu si zakonisht, duke mos u marrë parasysh ideja për ta çuar deri në dhjetor 2020 këtë “dritate transferimesh”.

Victor Montagliani, zëvendës president i FIFA-s, u shpreh sot se: “Ideja e merkatos së hapur deri në dhjetor është lënë mënjanë. Ne vendosëm se ishte më mirë t’i përmbaheshim periudhës së 16 javëve në dispozicion të transferimeve”.

Lidhur me qëndrimin e FIFA-s për zgjatjen përtej 30 qershorit të kontratave të lojtarëve, që skadojnë në këtë datë, Montagliani shtoi: “Lojtarët dhe klubi duhet të merren vesh mes tyre, ne jemi dakord të shkojnë deri në 30 qershor”.

RAPORTO