09.09.2019, 14:57

FIFA: Kosova është motivimi i kësaj të hëne

Organi qeverisës i futbollit ndërkombëtar, FIFA, sugjeron se Kosova duhet të jetë motivimi i së cilit këtë fillim jave, pas një tjetër arritjeje nga Kombëtarja dardane.

Kosova e zgjati ecurinë e përkryer pa humbje në 15 ndeshje të shtunën kur e mundi Republikën e Çekisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Zgjatja e kësaj ecurie, e cila është më e mira në Evropë për momentin, e ka shtyrë FIFA-n të sugjerojë se Kosova duhet të jetë motivimi i së hënës.

Kombëtarja verdhekaltër është më e fundit që i është bashkuar këtij organi para më shumë se tre vjetëve, duke mahnitur me paraqitjet dhe rezultat e saj që prej atëherë, shkruan GazetaExpress.

LEXO EDHE:  A do të largohet Shaqiri nga Liverpooli?

Kosova është duke bërë një fushatë mbresëlënëse – të parën ndonjëherë për një Kampionat Evropian – pasi ka fituar dy herë dhe ka barazuar dy herë të tjera në katër ndeshjet e para.

Triumfi ndaj Çekisë në Prishtinë të shtunën e pozicionon Kosovën në vendin e dytë në Grupin A kualifikuese me 8 pikë, dy më shumë se kjo e para dhe një më pak se kundërshtarja e nesërme, liderja Anglia. /Gazeta Express/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.