FFK’ja cakton dhe publikon datat e ndeshjeve të Kupës së Kosovës

Sot janë caktuar edhe datat e fillimit të Kupës së Kosovës në futboll.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës, sot u morr vendim që më 2 dhe 3 qershor të fillojë Kupa e Kosovës.

Ky vendim erdhi pas takimit të Komisionit të Garave, njofton FFK.

Njoftimi i plotë:

“Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takimi i Komisionit të Garave në përbërje Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati me përfaqësuesit e katër klubeve gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës, e ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në këtë takim me dakordim të plotë të katër përfaqësuesve të klubeve u vendos që ndeshjet e para gjysmëfinale të zhvillohen më 2 qershor (Prishtina-Drenica) dhe më 3 qershor (Ballkani-Feronikeli), derisa ndeshjet e kthimit më 17 qershor”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.