FFK publikon orarin e javës së parë pas pandemisë në futbollin kosovar

29.05.2020

Është zbuluar orari i javës 23 të IPKO Superligës, të parës pas pushimit tre muajsh shkaku i pandemisë Covid 19. Superliga nis më 5 qershor (e premte), me takimin Llapi – Dukagjini. Të shtunën luhen dy ndeshje, Feronikeli pret Vushtrrinë, ndërsa Flamurtari është mysafir i Dritës. Tri takimet tjera që luhen të dielën janë: Gjilani […]

FFK publikon orarin e javës së parë pas pandemisë në futbollin kosovar Foto: Blend Baftiu - FC Ballkani

Është zbuluar orari i javës 23 të IPKO Superligës, të parës pas pushimit tre muajsh shkaku i pandemisë Covid 19.

Superliga nis më 5 qershor (e premte), me takimin Llapi – Dukagjini.

Të shtunën luhen dy ndeshje, Feronikeli pret Vushtrrinë, ndërsa Flamurtari është mysafir i Dritës.

Tri takimet tjera që luhen të dielën janë: Gjilani – Trepça ’89, Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Ferizaj.

Ndeshjet luhen prej orës 16:00, ndërsa takimi i vetëm që nis në ora 18:00 është ai mes Prishtinës dhe Ferizajt.

Orari
5 qershor (16:00)
Llapi – Dukagjini

E shtunë (16:00)
Feronikeli – Vushtrria
Drita – Flamurtari

E diel (16:00)
Gjilani – Trepça ’89
Ballkani – Drenica
Prishtina – Ferizaj (18:00)