FFK ndanë para nga pakoja emergjente për klubet e futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës gjithmonë është treguar transparente dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen.

Duke pasur parasysh se tremujori i parë i këtij viti na zuri me pandeminë Covid-19, e shohim të arsyeshme që nëpërmjet kësaj komunikate ta njoftojmë opinionin me atë çfarë është realizuar nga KE i FFK-së.

Fillimisht urojmë që të gjithë të janë mirë dhe ta kalojnë pa probleme këtë periudhë të pandemisë, e cila pa dyshim na ka vendosur në pozitë jashtëzakonisht të rëndë, në radhë të parë në aspektin shëndetësor, por natyrisht edhe në pengimin e zhvillimit të futbollit tonë. Përkundër këtij virusi të rrezikshëm falë Zotit deri më tash nuk e kemi asnjë futbollist dhe asnjë anëtar të komunitetit të futbollit të prekur nga ky virus.

Ne ndjejmë keqardhje që jemi në këtë gjendje ku e kemi të pamundur zhvillimin e veprimtarisë sonë, por situatë të tillë po kalojnë po thuajse të gjitha vendet e botës. Pa dyshim këtë gjendje më se keqi po e përjetojnë futbollistët, klubet dhe organet e ndeshjeve të cilët nuk po munden të zhvillojnë aktivitetin e tyre, e madje as stërvitjet, por sugjerimi është që t’i respektojmë të gjitha rregullat e dhëna nga organet përkatëse të institucioneve tona, prandaj na duhet edhe pak durim derisa të kthehemi në realitet dhe në fushat tona të blerta.

RAPORTO