Ky incident shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për të riun.
FFK, përmes një njoftimi zyrtar, ka dënuar edhe një herë fuqishëm çdo formë dhune në fushën e lojës. Federata ka njoftuar se vendimet në lidhje me lëshimet në organizimin e ndeshjes nga klubi vendas tashmë janë marrë, në përputhje me rregulloret e garave.
Në njoftim theksohet vendosmëria e FFK-së për të luftuar pa kompromis çdo akt diskriminues dhe për të siguruar që futbolli të mbetet një hapësirë e barazisë, respektit dhe bashkimit për të gjithë. Federata ka theksuar se ngjarjet me sfond racor, gjinor apo fetar nuk kanë vend në sportin kosovar.
Presidenti Ademi i ka shprehur Belgin Jasharit mbështetjen e plotë të FFK-së dhe ka shprehur krenarinë për forcën dhe qetësinë e treguar nga i riu pas incidentit. “Belgin, jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar – dhe do të qëndrojmë gjithmonë në përkrahje Ty dhe të gjithë fëmijëve që po rriten si futbollistë në fushat e futbollit në Kosovë,” thuhet në njoftim. FFK ka riafirmuar angazhimin e saj për të mbrojtur të gjithë futbollistët dhe për të promovuar vlerat e respektit dhe tolerancës në futboll.