FFK mbeshtetë FC-Ballkanin me 20 mijë euro

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një sqarim për opinionin sportivë dhe më gjerë.

Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka sqaruar se i ka përkrahur financiarisht klubet elitare të Superligës.

FFK ua ka ndarë në mënyrë të barabartë nga 20 mijë euro secilës nga 10 skuadrat elitare të Kosovës.

Deri tek ky sqarim FFK erdhi pasi disa nga drejtuesit e klubeve deklaruan se presin ndihma nga FFK

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin lidhur me pohimet e pavërteta të disa drejtuesve të klubeve në media për kinse mos përkrahje financiare nga ana e federatës gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

FFK është e vetëdijshme se kjo pandemi ka shkaktuar krizë të thellë në ekonominë globale dhe natyrshëm kjo ka prekur edhe ekonominë e vendit, e më këtë edhe ata që janë investitorë në klubet tona.

Pikërisht për këtë arsye, FFK që nga fillimi i pandemisë u ka dalë në mbështetje klubeve me fondet e saj që i ka akumuluar nga sponsorët dhe të hyrat tjera, me qëllim që t’u lehtësohet zhvillimi i aktiviteteve.

Një praktikë të tillë të përkrahjes FFK e ka vazhduar edhe në edicionin e ri të garave, ku në fillim të shtatorit klubet janë ndihmuar me mjete financiare. Prandaj, drejtuesit e klubeve duhet të jenë të kujdesshëm për atë çfarë deklarojnë në media dhe të mos e ‘ushqejnë’ opinionin me dezinformata.

Njëherësh, të gjithë duhet ta kenë të qartë se Federata nuk mund t’ua mbulojë klubeve pagat e stafeve, por thjesht do të jetë e gatshme përherë të ndihmojë me aq mjete sa ka mundësi dhe për aq kohë sa nuk i rrezikohen projektet e saj.

Po ashtu, rikujtojmë se klubet nuk paguajnë as koutizim, as gjyqtarët dhe nuk kanë asnjë shpenzim tjetër ndaj federatës, përveç dënimeve që mund t’u shqiptohen për shkelje eventuale gjatë ecurisë së garave./telegrafi/

Më poshtë gjeni tabelën e mjeteve të ndara për klubet e Superligës në fillim të edicionit të ri:

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.