FFK-ja njofton se ndeshjet do të luhen pa shikues deri më 27 mars

12.03.2020

Pas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive, sot ka reaguar edhe shtëpia numër një e futbollit kosovar. FFK’ja duke iu referuar vendimit ka njoftuar klubet dhe opinionin në përgjithëse se deri me datën 27 Mars të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, vlen kjo për kategorinë e […]

FFK-ja njofton se ndeshjet do të luhen pa shikues deri më 27 mars Foto: Ilustrim

Pas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive, sot ka reaguar edhe shtëpia numër një e futbollit kosovar.

FFK’ja duke iu referuar vendimit ka njoftuar klubet dhe opinionin në përgjithëse se deri me datën 27 Mars të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, vlen kjo për kategorinë e seniorëve, ndërsa për juniorët deri në një vendim të ri.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Njoftim për opinion
Federata e Futbollit e Kosovës duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës më datë 11 mars për mbrojtje nga koronavirusi i njofton klubet anëtare të saj dhe opinionin në përgjithësi se:
-Të gjitha ndeshjet e futbollit në Kosovë në kategorinë e seniorëve do të zhvillohen pa praninë e publikut deri më 27 mars, 2020, derisa ligat e juniorëve dhe grupmoshave të reja pezullohen përkohësisht (deri në një vendim të ri).

-Në stadiume gjatë zhvillimit të ndeshjeve do të jenë të pranishëm vetëm stafet e skuadrave, zyrtarët e FFK-së, zyrtarët e klubeve, zyrtarët policor dhe përfaqësuesit e mediave.
-Klubet organizatore të ndeshjeve udhëzohen që të bëjnë vendosjen e dezinfektuesve të duarve në zhveshtore.
-Po ashtu si masë parandalimi ndaj koronavirusit, ashtu sikurse në vendet tjera evropiane rekomandohet që futbollistët dhe stafet e skuadrave të mos e bëjnë përshëndetjen e zakonshme të dhënies së duarve në fillim dhe në fund të ndeshjes.
FFK kërkon mirëkuptimin e futbolldashësve për ndërmarrjen e këtyre masave, derisa do të ndjekë më vëmendje zhvillimet në vend dhe me kohë do të ndërmarrë hapat e nevojshëm.