FFK i kërkon FIFA-s e UEFA-s t’i ndalojë garat ilegale të Serbisë në Kosovë

Më poshtë janë shkresat që presidenti i FFK-së, Agim Ademi ua ka dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin për arsye që t’i ndalojnë garat ilegale të Serbisë në Kosovë.

Këto shkresa që i dërgoi Ademi, presidentit të FIFA-s dhe presidentit të UEFA-s janë në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës.

Po ashtu të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të futbollit.

RAPORTO