‘Festa e madhe po fillon’: Ballkani me njoftim të rëndësishëm për tifozët në ndeshjen e fundit

20.05.2022

Me fillim nga ora 15:00 të dielën do të zhvillohet në Suharekë dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, por tashmë të dyja skuadrat veçse kanë arritur objektivat e tyre dhe kjo sfidë do të jetë interesante vetëm pas ndeshjes, ku suharekasit do të festojnë titullin kampion. Në një postim në faqen zyrtare të klubit është njoftuar […]

‘Festa e madhe po fillon’: Ballkani me njoftim të rëndësishëm për tifozët në ndeshjen e fundit Foto: Ilustrim

Me fillim nga ora 15:00 të dielën do të zhvillohet në Suharekë dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, por tashmë të dyja skuadrat veçse kanë arritur objektivat e tyre dhe kjo sfidë do të jetë interesante vetëm pas ndeshjes, ku suharekasit do të festojnë titullin kampion.

Në një postim në faqen zyrtare të klubit është njoftuar se pasi që të bëhet dorëzimi i trofeut, në ora 19:30 autobusi i skuadrës do të mbërrijë tek stadiumi ku së bashku me tifozët do të vazhdojnë për në sheshin e qytetit.

Ndërsa, nga ora 20:30 do të fillojë edhe koncerti në qytetin e Suharekës dhe sipas njoftimit pritet të përformojnë këngëtarë të njohur.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Suharekës, veteranë të FC Ballkanit dhe ju tifozë Xhebrailat.

FESTA E MADHE PO FILLON NË QYTETIN E KAMPIONEVE!!

Ju ftojmë përzemërsishtë që me datën 22.05.2022 të merrni pjesë në festen e KAMPIONIT FC BALLKANI!!

Të DIELËN ora 15:00 të gjitha rrugët të dërgojnë drejt Stadiumit të Qytetit-Suharekë për ndeshjen e fundit të sezonit 2021/22.

FC Ballkani – SC Gjilani

Pas ndeshjes bëhet dorëzimi i Trofeut të BKT Superligës 21/22 .

Në ora 19:30 autobusi i Kampionëve do mbërrijë tek stadiumi ku se bashku me tifozë do vazhdojmë për në SHESHIN E QYTETIT ku në ora 20:30 do fillojë koncerti i Kampioneve , do përformojnë këngëtarë të njohur andaj nuk ka arsye për mungesë!!

Të festojmë me shpirt e zemër
Na jena FC BALLKANI
Festa ka filluar!!!