Feronikeli në ‘gjumë’, nuk njofton tifozët e tyre fare për humbjen ndaj FC Ballkanit

Feronikeli në ‘gjumë’, nuk njofton tifozët e tyre fare për humbjen ndaj FC Ballkanit
Çlirim Gashi

27.08.2019 / Sport

Feronikeli është kampion aktual i Ipko Superligës së Kosovës.

Kjo skuadër madje këtë vit ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve si dhe në Ligën e Evropës.

Por serioziteti i klubit si duket është zbehur paksa në kohët e fundit.

Madje një nga gjërat më të vogla është lënë anash nga skuadra e ‘Niklit’.

Faqja zyrtare e klubit dhe faqja në rrjetet sociale nuk menaxhohet si duhet.

Në të bëhet një postim në javë dhe atë me tre rreshta brenda në tekst.

Madje as postimi për rezultatin e ndeshjes së fundit nuk është bërë për t’i njoftuar tifozët e tyre.

Njoftimi i fundit.

Si duket Feronikeli nuk i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj pjese për informim ndaj publikut të cilët e përkrahin mjaft shumë, raporton GazetaOlle.

Mbetet të shihet nëse do të përmisohet gjatë kësaj jave aktiviteti i faqes së kampionati pasi luan ndaj Prishtinës dhe përkrahja në tribuna i duhet maksimalisht.

Njoftimi i parafundit
RAPORTO