Feronikeli kërkon lojtarin e 12-të ndaj Ballkanit: Klubit i nevojitet mbështetja juaj

27.11.2021

Bardhegjelbërit me portokallinjët do të luajnë të dielën (28 nëntor) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:00. Të besuarit e Faruk Elshanit gjenden në pozitë të palakmushme, teksa zë vendin e fundit në Superligë me dhjetë pikë në 15-të xhiro. Industrialistët në duelin me Ballkanin kërkojnë nga tifozët të jenë të pranishëm dhe t’i përkrahin […]

Feronikeli kërkon lojtarin e 12-të ndaj Ballkanit: Klubit i nevojitet mbështetja juaj Foto: Ilustrim

Bardhegjelbërit me portokallinjët do të luajnë të dielën (28 nëntor) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:00.

Të besuarit e Faruk Elshanit gjenden në pozitë të palakmushme, teksa zë vendin e fundit në Superligë me dhjetë pikë në 15-të xhiro. Industrialistët në duelin me Ballkanin kërkojnë nga tifozët të jenë të pranishëm dhe t’i përkrahin djemtë edhe në vështirësit të cilat gjenden në klubin e Feronikelit.

“Çdo ditë e më tepër, klubit i nevojitet përkrahja juaj, prandaj të dielën, ju ftojmë të gjithëve në stadium për të përkrahur skuadrën e Feronikelit, në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Takimi zhvillohet ditën e diel, më 28 nëntor 2021, me fillim prej orës 13:00. Ti përkrahim edhe në ditë të vështira, ata që na dhuruan shumë gëzime e shumë trofe”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.