Feronikeli eleminohet në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

17.07.2019

Skuadra e Feronikelit nuk ka arritur të shkruaj historinë, pasi që është eliminuar në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve. Feronikeli ka zhvilluar në “Fadil Vokrri” ndeshjen kthyese ndaj The New Saints, në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Edhe pse shihej si favorit për të kaluar tutje pas […]

Feronikeli eleminohet në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve Foto: Ilustrim

Skuadra e Feronikelit nuk ka arritur të shkruaj historinë, pasi që është eliminuar në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Feronikeli ka zhvilluar në “Fadil Vokrri” ndeshjen kthyese ndaj The New Saints, në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse shihej si favorit për të kaluar tutje pas rezultatit 2-2 në udhëtim, kampioni i Kosovës është eliminuar nga The New Saints me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Dean Ebbe (67’) dhe përkundër përpjekjeve të Nikelit për të barazuar, rezultati mbeti i pandryshuar.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2 dhe TNS fiton me rezultat të përgjithshëm 3-2. Feronikeli tani i vazhdon garat në Ligën e Evropës.