09.07.2019, 22:08

Feronikeli bën mrekullinë në Uells, e kthen lojën e humbur

Përmbyllje dramatike e ndeshjes së parë kualifikuese në Uells mes TNS dhe Feronikelit. Klubi nga Drenasi ka bërë një rikthim të madh.

Feronikeli ka përmbysur rezultatin nga 2-0 në 2-2. 

Mevlan Zeka ka qenë ai që ka ngushtuar epërsinë në minutën e 89, ndërkaq Astrit Fazliu në minutat shtesë e ka barazuar rezultatin nga pika e bardhë. 

Uellsianët kanë kaluar në epërsi në minutën e 49 përmes Greg Draper, kurse epërsinë e ka rritur Aeron Edwards në minutën e 77-të, transmeton RTK.

Ndeshja e ardhshme luhet javën që vjen në Prishtinë. 

LEXO EDHE:  Messi i përgjigjet Ronaldos: S’kam pasur nevojë të gjej klub të ri
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.