Feronikeli – Ballkani, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Superligës
Feronikeli në xhiron e 16-të luan si vendas ndaj skuadrës nga Suhareka, Ballkani. Bardhegjelbërit me portokallinjët do të luajnë të dielën (28 nëntor) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:00. Ndryshe, Ballkani renditet e dyta me gjithsej 27 pikë, ndërsa Feronikeli në vendin e 10-të me gjithsej 10 pikë. Superndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit i […]
Feronikeli në xhiron e 16-të luan si vendas ndaj skuadrës nga Suhareka, Ballkani.
Bardhegjelbërit me portokallinjët do të luajnë të dielën (28 nëntor) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:00.
Ndryshe, Ballkani renditet e dyta me gjithsej 27 pikë, ndërsa Feronikeli në vendin e 10-të me gjithsej 10 pikë.
Superndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit i është besuar gjyqtarit Lirim Jashari me ndihmësit, Arbnor Bullatovci, Taulant Ibërdemaj dhe Erdall Zasella, ndërsa në VAR do jetë Besfort Kasumi.
Kurse, në AVAR do të jetë Edmond Zeqiri, operator do të jetë Valon Bllacaku, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Sokol Domi dhe delegat është caktuar Ahmet Turku.
Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 16-të në elitën e futbollit kosovar.