Ferizaji dhe Ballkani me rezultat të barabartë (1-1), i ndajnë pikët

25.06.2020

Ka përfunduar ndeshja Ferizaji – Ballkani me rezultat të barabartë (1-1), në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll. Vendasit e nisën më mirë takimin me dy raste të pakonkretizuara nga Filip Stojanovski, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan. Një harkim të bukur nga Besnik Krasniqi në minutën e […]

Ferizaji dhe Ballkani me rezultat të barabartë (1-1), i ndajnë pikët Foto: Ilustrim

Ka përfunduar ndeshja Ferizaji – Ballkani me rezultat të barabartë (1-1), në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit e nisën më mirë takimin me dy raste të pakonkretizuara nga Filip Stojanovski, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan.

Një harkim të bukur nga Besnik Krasniqi në minutën e 17 e shfrytëzoi Arbër Prekazi, i cili goditi me kokë për ta dërguar Ballkanin në epërsi.

Deri në pjesën e dytë të ndeshjes Ballkani qëndroi në epërsi mirëpo goditja në afërsi të portës së Ballkanit e ekzekutuar nga Albin Krasniqi në minutën e 78 barazoi rezultatin.

Edhe pse ndeshjet po zhvillohen pa tifozë, edhe në këtë ndeshje siç duket Xhebrailat nuk e kanë lënë vet Ballkanin, të cilët ishin të pranishëm përreth rrethojave.