Fenerbahce i cakton çmimin Manchester Unitedit për Vedat Muriqin

Klubi i madh anglez, Manchester United, duket se e ka marrë seriozisht transferimin e yllit, Vedat Muriqi.

Kjo pasi që sipas Calciomercato, United ka filluar të përgadisë ofertën e parë për Muriqin, e sipas këtij raportimi, shuma e ofruar për Muriqin besohet që do të jetë afro 20 milionë euro.

Ky transferim nga United po synohet të finalizohet gjatë verës, mirëpo sipas këtyre raportimeve, kjo ofertë mund të refuzohet nga Fenerbahce.

Gjiganti turk po e cilëson Muriqin si një sulmues me potencial të madh, andaj ata janë të gatshëm ta lejojnë të largohen vetëm për 30 milionë euro, shkruajnë mediat shqiptare.

LEXO EDHE:  Armend Dallku: Rrëzohet një person me biçikletë në Prishtinë, penallti për Dritën në Gjilan!