Fenerbahçe e kishte refuzuar ofertën prej 19 milionë eurosh për Muriqin

Fenerbahçe e kishte refuzuar një ofertë të Tottenhamit për Vedat Muriqin gjatë muajit janar.

Televizioni turk “A Spor” zbulon se klubi nga Stambolli i kishte thënë “JO” një oferte prej 19 milionë eurosh për sulmuesin kosovar.

Në atë kohë, klubi Verdhekaltër synojnë t’i fitonte deri në 28 milionë euro për 25 vjeçarin.

Me siguri, Feneri i ka rënë pishman për këtë refuzim pasi pandemia koronavirus e ka futur krizën financiare në klubet evropiane.

Me siguri, tash klubi turk do ta ketë të vështirë ta shesë përfaqësuesin kosovar për këtë shifër.

Spurs e shohin ish-futbollistin e Rizesporit si alternativë ideale të Harry Kanet.

Interesim për Muriqin ndërkohë kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, West Bromëich Albion, Southampton, Brighton e Burnley.

LEXO EDHE:  Vëllezërit binjakë nga Suhareka po shkëlqejnë në Gjermani: Kërkohen nga Shqipëria, por duan vetëm fanellën Dardane

E në Itali, atë e pëlqejnë Napoli dhe Lazio. Prizrenasi i ka zhvilluar 32 ndeshje këtë sezon dhe i ka realizuar 17 gola dhe i ka dhuruar 7 asistime.

Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.