Federata Italiane e Futbollit planifikon të hapë stadiumet për tifozët këtë verë

29.03.2021

Janë bërë më shumë se një vit që kur u ndalua hyrja e tifozëve në stadium për t’i shikuar ndeshjet për shkak të pandemisë me COVID-19, por vaksinimi i qyetarëve anë e mbanë botës si duket po jep një shpresë për rikthimin e tifozëve nëpër ulëset e stadiumeve. Futbolli kohët e fundit po zhvillohet pa […]

Federata Italiane e Futbollit planifikon të hapë stadiumet për tifozët këtë verë Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që kur u ndalua hyrja e tifozëve në stadium për t’i shikuar ndeshjet për shkak të pandemisë me COVID-19, por vaksinimi i qyetarëve anë e mbanë botës si duket po jep një shpresë për rikthimin e tifozëve nëpër ulëset e stadiumeve.

Futbolli kohët e fundit po zhvillohet pa ndonjë emocion të veçantë, kur i shohim ulëset e stadiumeve të thata, gjë që nuk lë për të dëshiruar.

Pas një viti me pandeminë COVID-19, Federata Italiane e Futbollit po shpreson që t’i kthejë tifozët në stadiume të futbollit për Kampionatin Evropian këtë verë, me një aplikacion për të regjistruar negativiteti për koronavirus, raporton “La Repubblica”.

FIGC po lëviz drejt rihapjes së Olimpicos në Romë për Euro 2020, dhe sipas La Repubblicas do të lansohet një aplikacion i quajtur “Mitiga” këtë javë.

Ky lloj aplikacioni do të kryejë funksionin për të regjistruar testet me strisho si dhe vaksinat për pronarët e biletave të ri ndeshjeve që do të luhen në stadiumin në Romë.

Italia do të luajë me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin në fazën e grupeve, para se Olimpico të organizojë edhe një çerekfinale më 3 korrik.

Presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina është duke pritur vetëm dritën e gjelbër nga Qeveria e Italisë për të ndodhur një gjë e tillë.

Vendimi për hapjen e pjesshme të Olimpicos, sipas La Repubblicas, do të merret më 7 prill.