Federata e Futbollit të Kosovës kujton natën e paharrueshme të fitores ndaj Maltës

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i izoluar e gjitha kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me vendim të 13 marsit, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit, që ka kapluar gjithë botën.

Në këtë situatë, shumë trajnerë por edhe futbollistë po vazhdojnë rrëfimet e tyre nga e kaluara shumë vjeçare në sportin e futbollit, transmeton Olle.

Arkivat i ka hapur edhe Federata e Futbollit e Kosovës të cilët kanë kujtuar ndeshjen e Kosovës ndaj Maltës të zhvilluar 11 tetor 2018 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Në këtë ndeshje, Dardanët kishin triumfuar me rezultatin 3:1, me dy golat e Benjamin Kolollit dhe të Vedat Muriqit, i cili është edhe fytyra e këtij kujtimi nga FFK.

“Një natë e paharrueshme”, është titulluar postimi i FFK-së në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Kosova, do t’i rikthehet fushës me shumë gjasë në muajin shtator.

Aty, Kosova do të përballet ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup për një vend që dërgon drejt finales së Ligës së Kombeve, e cila mund të na siguron një vend në ‘Euro2021’.’

RAPORTO