Federata e Futbollit të Kosovës jep shembull në rajon, ndihmon klubet në dy fronte

Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon me dinamikë të shtuar të punës në kohën kur futbolli në botë është vënë në pushim të detyruar.

FFK’ja sot doli me një pako emergjente për të ndihmuar klubet kosovare të futbollit, shkollat dhe zyrtarët e tjerë të lidhur me futboll.

Varësisht nga sistemi i garave, FFK’ja ndau shuma të caktuara për secilin futbollist e zyrtar klubesh duke filluar nga 350 euro për Superligë.

Me këtë vendim, FFK’ja dha shembull duke u bërë federata e parë në rajon që ka vendosur të ndihmojë klubet e saj me mjetet financiare, madje duke arritur edhe marrëveshje kreditore me bankën sponsor të FFK’së si dhe duke ‘thithur’ fonde të rëndësishme nga Qeveria e Kosovës për t’iu dalë në ndihmë klubeve, transmeton GazetaOlle

Ndryshe, FFK tashmë është në pritje të kryerjes së procedurave administrative për të pranuar mjetet nga Ministria e Sportit dhe për t’i shpërndarë për klubet në nevojë në këtë kohë pandemie.

RAPORTO