FC Barcelona në krizë financiare, s’ka para për ta marrë Griezmannin në ekip

11.07.2019

Ditëve të fundit u diskutua për largmin e mundshëm të francezit Antoine Griezmannin nga Atletico Madrid, për t’u transferuar te gjiganti tjetër spanjoll FC Bareclona. Mirëpo, edhe mund të dukt e pabesueshme, Barcelona nuk ka para për të paguar klauzolën prej 120 milionë euro për sulmuesin e Atleticos. Klubi katalonas ka kërkuar të bisedojë me […]

FC Barcelona në krizë financiare, s’ka para për ta marrë Griezmannin në ekip Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit u diskutua për largmin e mundshëm të francezit Antoine Griezmannin nga Atletico Madrid, për t’u transferuar te gjiganti tjetër spanjoll FC Bareclona.

Mirëpo, edhe mund të dukt e pabesueshme, Barcelona nuk ka para për të paguar klauzolën prej 120 milionë euro për sulmuesin e Atleticos.

Klubi katalonas ka kërkuar të bisedojë me Atletico Madridin për ta paguar pjesërisht shumën prej 120 milionë eurove në klauzolën e lojtarit, por klubi madrilen nuk ka pranuar, transmeton Gazeta Express.

Drejtori ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, ka këmbëngulur në dëshiron e tij për të mos biseduar fare me kampionin spanjoll.

Drejtori Ekzekutiv i Barçës, Osacr Grau, ka tentuar në ditët e fundit ta bindë atë të negociojë, por Marin ka qenë i palëvizshëm në qëndrimin e tij.

Një gjë që ka mundur ta bëjë të mundur marrëveshjen mes klubeve, ishte kalimi i mbrojtësit Nelson Semedo në Atletico, lojtar i kërkuar nga Diego Simeone, por Ernesto Valverde dhe bordi i Barcelonës nuk kanë pranuar të ndahen me mbrojtësin e djathtë portugez, të cilin e shohin si të rëndësishëm për skuadrën sezonin që vjen.

Prandaj, tani Barcelona ka nisur të bisedojë me bankat për t’i mbledhur 120 milionë eurot e nevojshme për ta paguar klauzolën e lirimit të Griezmannit, sipas MARCA.