FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me FC Feronikelin

20.02.2021

Edhe në këtë fundjavë vazhdojnë ndeshjet e Superligës së Kosovës sezoni pranveror. Në këtë fundjavë po zhvillohet xhiro e 20-të, ku dje në kuadër të kësaj xhiro-je u zhvillua ndeshja Arbëria – Prishtina, ku prishtinasit shënuan fitore me rezultat 3-0. Ndërsa sot po zhvillohen ndeshjet Drita – Trepça ’89 dhe Drenica – Besa. Nesër zhvillohet […]

FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me FC Feronikelin Foto: Ilustrim

Edhe në këtë fundjavë vazhdojnë ndeshjet e Superligës së Kosovës sezoni pranveror.

Në këtë fundjavë po zhvillohet xhiro e 20-të, ku dje në kuadër të kësaj xhiro-je u zhvillua ndeshja Arbëria – Prishtina, ku prishtinasit shënuan fitore me rezultat 3-0.

Ndërsa sot po zhvillohen ndeshjet Drita – Trepça ’89 dhe Drenica – Besa.

Nesër zhvillohet ndeshja e Ballkanit me Feronikelin duke filluar nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja do të gjykohet nga Gramos Shala, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Fatlum Jashari e Genc Nuza, ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Skender Hoxha dhe delegat Agim Hasani.

Sot për këtë përballje suharekasit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku lojtarët shihen të gatshëm për luajtur në këtë ndeshje.