FC Ballkani vazhdon ”luftën”: Jo matematika po futboll i vërtet!

27.04.2021

Ditë më parë, pas fitores ndaj Gjilanit, klubi futbollistik nga Suhareka njëherit edhe lider i Superligës, Ballkani iu është drejtuar me letër të hapur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, kryeministrit, Albin Kurti si dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. Në këtë letër Ballkani është ankuar dhe ka ngritur dyshime se po kurdisen […]

FC Ballkani vazhdon ”luftën”: Jo matematika po futboll i vërtet! Foto: Ilustrim

Ditë më parë, pas fitores ndaj Gjilanit, klubi futbollistik nga Suhareka njëherit edhe lider i Superligës, Ballkani iu është drejtuar me letër të hapur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, kryeministrit, Albin Kurti si dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Në këtë letër Ballkani është ankuar dhe ka ngritur dyshime se po kurdisen ndeshjet në ligën elitare kosovare.

Në letrën e postuar në Facebook, klubi nga Suhareka ngre pyetjen: “Si është e mundur që opinioni të dijë, e me javë para ndeshjes dinte si do të përfundonte ndeshja. Cili klub cilit klub tjetër po ia lëshon lojën, cili klub e lëshon kupën për kampionat, e cili klub e lëshon kampionatin për kupë etj.”

Lidhur me këtë Komisioni i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj KF Ballkani.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, e martë, FC Ballkani ka reaguar ndaj këtij inicimi, ku përmes një postimi në Facebook janë shprehur se të njëjtit nuk ka bërë asgjë me tepër vetëm ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë.

Reagimi i plotë i FC Ballkanit:

FC Ballkani, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, ku ka shprehur indinjatën e thellë për dukurit negative në futbollin elitar në Kosovë.

FC Ballkani, nuk ka bërë asgjë me tepër vetëm ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë.

FC Ballkani, asgjë nuk ka shpifur asgjë nuk ka devijuar asgjë nuk ka shtuar vetëm ka treguar realitetin, realitet ky që fatmirësisht po e flasin të gjithë,ekspert të sportit, analist sportiv, gazetar sportiv, por më kryesorja po e fletë hapur edhe simpatizuesit dhe dashamirë të sportit në gjithë Kosovën.

Të gjithë po i dini tashmë këto ndodhi kjo sepse janë sheshazi dhe shumë të dukshme prandaj nuk kalojnë pa u komentuar e reaguar nga të gjithë, lere më nga ne që jemi të dëmtuar direkt.

FFK, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, menjëherë me datë 26.04.2021, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit. Shtrohet pyetja cili është misioni i FFK-së, sjellja e rendit dhe mbarëvajtjes së futbollit apo ndëshkimi i atyre që qesin në dritë të ndodhitë e këtij institucioni dhe disa klubeve që janë të afërta me të.

Nëse FFK, këtë e ka bërë për të na zmbrapsur apo për të na frikësuar që të heqim dorë nga e drejta dhe sensibilizimi ju themi se janë duke gabuar, misioni i tyre nuk është ky.

Ky vend ka Zot, ky vend duhet të kthehet nga e mbara, ky vend meriton me tepër, ky vend meriton të ndalet avazi i vjetër, gjërat pastaj natyrshëm do bien në vendin e tyre.

Jo matematika po futboll të vërtet!