FC Ballkani udhëton me tërë artilerinë drejt Prishtinës, Isufi: Do ta japim maksimumin në fushë

26.08.2021

Tashmë ka filluar edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, ku klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani në ndeshjen e parë nuk arriti të fitojë ndaj Dukagjinit, kështu ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2-2. Të dy golat për Ballkanin i shënoi Ermal Hoxha, duke e quar dy herë klubin në avantazh. Trajneri […]

FC Ballkani udhëton me tërë artilerinë drejt Prishtinës, Isufi: Do ta japim maksimumin në fushë Foto: Ilustrim

Tashmë ka filluar edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, ku klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani në ndeshjen e parë nuk arriti të fitojë ndaj Dukagjinit, kështu ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.

Të dy golat për Ballkanin i shënoi Ermal Hoxha, duke e quar dy herë klubin në avantazh.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi për Demokracia.com ka thënë se kanë analizuar gabimet e ndeshjes së parë ndaj Dukagjinit, përkundër që sipas tij lojtarët kishin bërë një lojë të mirë.

Isufi ka shtuar se gabimet që janë bërë do të mundohen t’i përmirësojnë ato në çdo seancë stërvitore.

Klubin suharekas e pret një ndeshje tejet të vështirë edhe në xhiron e dytë të Superligës, xhiro kjo e cila zhvillohet në këtë fundjavë.

“Portokallezinjtë” do të nisen drejt stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të përballen ndaj Prishtinës, ku Ballkani me synim ka regjistrimin e fitores së parë në këtë sezon.

Trajneri Isufi ka shtuar se lidhur me këtë ndeshje ata kanë përballë një ekip kampion, derisa ka konfirmuar se të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion.

Megjithatë, shefi i shtabit teknik tha se futbollistët e tij do ta bëjnë të pamundurën në fushë.

“Jemi të kompletuar. Kemi një kundërshtar kampion. Ne do të dalim në fushë ta japim maksimumin”, nënvizoi Isufi.