FC Ballkani udhëton drejt Lituanisë, kërkon të shkruaj historinë

11.07.2022

Kampioni i Superligës së Kosovës për edicionin 2021/2022, do të përballet me kampionin e Lituanisë, FK Zalgiris. Ndeshja e parë ishte zhvilluar në Kosovë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ky takim kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Klubi suharekas udhëtoi sot drejt Lituanisë, kjo me të vetmin qëllim që të marrin një […]

FC Ballkani udhëton drejt Lituanisë, kërkon të shkruaj historinë Foto: Ilustrim

Kampioni i Superligës së Kosovës për edicionin 2021/2022, do të përballet me kampionin e Lituanisë, FK Zalgiris.

Ndeshja e parë ishte zhvilluar në Kosovë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ky takim kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Klubi suharekas udhëtoi sot drejt Lituanisë, kjo me të vetmin qëllim që të marrin një fitore e për të kaluar në raund të dytë.

Po ashtu, së bashku me Ballkanin ka udhëtuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kjo për t’i përkrahur nga afër lojtarët.

Zaligiris dhe Ballkani do të përballen të martën me fillim nga ora 18:00.