FC Ballkani transferoi dy lojtarë me nënshtetësi serbe, acarohen tifozët

15.01.2019

Blerjet e fundit nga K.F Ballkani, janë duke i acaruar tifozët e klubit, ku dy transferet e fundit që i bëri klubi i qytetit, janë me nënshtetësi serbe, ku këtë lajm e bëri të ditur vetë një tifoz i klubit K.F Ballkani, ku tha se nëse nuk jepet ndonjë shpjegim për këta transferë, do të […]

FC Ballkani transferoi dy lojtarë me nënshtetësi serbe, acarohen tifozët Foto: Ilustrim

Blerjet e fundit nga K.F Ballkani, janë duke i acaruar tifozët e klubit, ku dy transferet e fundit që i bëri klubi i qytetit, janë me nënshtetësi serbe, ku këtë lajm e bëri të ditur vetë një tifoz i klubit K.F Ballkani, ku tha se nëse nuk jepet ndonjë shpjegim për këta transferë, do të qohemi ne tifozët në këmbë!.

Përkrahësit e klubit të qytetit u acaruan nga blerjet e fundit me nështetësi serbe, ata lojtarë janë Demir Avdic dhe Tarik Cmajcanin, kurse Komuna e Suharekës ka shumë talentë të futbollit, ku vetë klubi i qytetit nuk i dhuron përkrahje.

Klubi K.F Ballkani me këto transferime mund ta rrezikojë vetën, duke i humbur tifozat e përkrahësit e klubit, shkruan një tifoz i rëndësishëm i klubit.