FC Ballkani sot zhvillon miqësoren e radhës në Turqi, nesër rikthehet në Suharekë

03.08.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke vijuar seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri. Skuadra ka kryer ditën e sotme seancën e fundit stërvitore në tokën turke. Faza përgatitore e përgatitur nga klubi, ka shkuar në mënyrën më të mirë për ekipin suharekas që përveç stërvitjes intensive, ka provuar forcën […]

FC Ballkani sot zhvillon miqësoren e radhës në Turqi, nesër rikthehet në Suharekë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke vijuar seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri.

Skuadra ka kryer ditën e sotme seancën e fundit stërvitore në tokën turke. Faza përgatitore e përgatitur nga klubi, ka shkuar në mënyrën më të mirë për ekipin suharekas që përveç stërvitjes intensive, ka provuar forcën edhe në ndeshje miqësore.

Pasditen e sotme, Ballkani do të luajë një tjetër ndeshje miqësore ku përballë do të jetë ekipi i Kırşehirspor. Ky është edhe testi i fundit miqësor në Kayseri teksa nesër ekipi do të rikthehet në Suharekë dhe do të vijojë me përgatitjet.

Ballkani ka falënderuar të gjithë stafin e hotelit dhe organizativ për mikpritjen që i kanë bërë klubit në Kayseri.