FC Ballkani skuadra më e vlefshme në Kosovë, ja sa kushtojnë tre yjet e klubit
Për nga vlera klubi i futbollit nga Suhareka, FC Ballkani qëndron në top 1-shen e klubeve të Superligës së Kosovës. Faqja që merret me vlerësimin dhe rivlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt tani ka bërë rivlerësimin e futbollistëve të Superligës së Kosovës në futboll. Sipas Transfermarkt, FC Ballkani tani është skuadra me vlerën më të madhe në […]
Për nga vlera klubi i futbollit nga Suhareka, FC Ballkani qëndron në top 1-shen e klubeve të Superligës së Kosovës.
Faqja që merret me vlerësimin dhe rivlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt tani ka bërë rivlerësimin e futbollistëve të Superligës së Kosovës në futboll.
Sipas Transfermarkt, FC Ballkani tani është skuadra me vlerën më të madhe në Kosovë, ku vlera totale e futbollistëve të skuadrës është 4,23 milionë euro.
Blendi Baftiu, Mirlind Daku dhe Armend Thaqi tashmë janë lojtarët më të shtrenjtë të klubit suharekas, ku secili prej tyre ka vlerën 350 mijë euro.
Ndërsa pas tyre me vlerë nga 325 mijë euro qëndrojnë Korenica, Gripshi dhe Kuq.
Kujtojmë se Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 38 pikë në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, ndërsa në pozitën e parë gjendet Drita me 41 pikë.