FC Ballkani – skuadra më e vlefshme në Kosovë, arrinë vlerën prej 5.15 milionë euro

01.12.2022

Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve në botë ‘Transfermarkt’ ka përditësuar edhe vlerat në futbollin kosovar. Ka shumë ndryshime sa i përketë renditjes së top 15-të futbollistëve më të shtrenjtë në Albi Mall Superligë. Por ndryshime ka edhe në renditjen e skuadrave më të shtrenjta në Kosovë. Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka […]

FC Ballkani – skuadra më e vlefshme në Kosovë, arrinë vlerën prej 5.15 milionë euro Foto: Ilustrim

Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve në botë ‘Transfermarkt’ ka përditësuar edhe vlerat në futbollin kosovar.

Ka shumë ndryshime sa i përketë renditjes së top 15-të futbollistëve më të shtrenjtë në Albi Mall Superligë.

Por ndryshime ka edhe në renditjen e skuadrave më të shtrenjta në Kosovë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka rritje dhe tani është skuadra më e vlefshme në vendin tonë me një vlerë të përgjithshme prej 5.15 milionë euro.

Kjo është vlera e gjithë skuadrës therandase prej 29 futbollistëve që janë pjesë e ekipit të parë.