FC Ballkani shënon fitore ndaj Flamurtarit

07.04.2019

Ballkani ka arritur që t’iu rikhehet fitoreve në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, duke shënuar fitore ndaj Flamurtarit në kuadër të javës së 26-të. Në ndeshjen e zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, Ballkani shënoi fitore me rezultatin 2-0, ndeshje kjo e cila u zhvillua mes skuadrave që po luftojnë për mbijetesë. Almir […]

FC Ballkani shënon fitore ndaj Flamurtarit Foto: Ilustrim

Ballkani ka arritur që t’iu rikhehet fitoreve në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, duke shënuar fitore ndaj Flamurtarit në kuadër të javës së 26-të.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, Ballkani shënoi fitore me rezultatin 2-0, ndeshje kjo e cila u zhvillua mes skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.

Almir Ajzeraj dhe Edvin Kuc realizuan golat e fitores për skuadrën vendase.

Me këtë fitore, Ballkani tani ka 32 pikë dhe zë vendin e 8-të në tabelë, me vetëm tre pikë më shumë se Flamurtari që ndodhet një pozitë më poshtë.

Kujtojmë që pozita e 9-të dhe e 10-të dërgojnë në ndeshjet e barazhit.